03 Maj 2024

Në tremujorin e dytë Kosova ka prodhuar 1,97 milionë tonë thëngjill

Prishtinë, 24 shtator - Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Bilancin e Energjisë “ për TM2 2013.

Në këtë publikim janë paraqitur të dhënat për prodhimin dhe konsumin e thëngjillit, të dhënat për prodhimin dhe konsumin e energjisë, importin dhe eksportin e energjisë, si dhe importin dhe eksportin e energjentëve të tjerë.

Në tremujorin e dytë (TM2) të vitit 2013 Kosova ka prodhuar 1,97 milionë tonë thëngjill. Në raport me tremujorin e dytë të vitit të kaluar (TM2 2012), ka një rritje të sasisë së prodhuar për 2,6 për qind.

Në tremujorin e dytë (TM2) të vitit 2013 Kosova ka konsumuar rreth 2,29 milionë tonë thëngjill, ku në raport me tremujorin e dytë të vitit të kaluar (TM2 2012) ka një rritje të sasisë së konsumuar për 19,4 për qind.

Prodhimi i energjisë elektrike në TM2 2013, në termocentrale (TC) dhe hidrocentrale (HC) është 1 718.4 GW/h, ku 97,5 për qind është prodhuar në termocentrale dhe rreth 2,5 për qind në hidrocentrale. Në raport me tremujorin e dytë të vitit të kaluar (TM2 2012), ka rritje të sasisë së prodhuar të energjisë elektrike për 26,6 për qind.

Në tremujorin e dytë të vitit 2013 në Kosovë janë importuar 2,1 GW/h energji elektrike, ndërkohë që janë eksportuar 393,1 GW/h energji elektrike.

Në tremujorin e dytë (TM2) 2013, në Kosovë janë konsumuar 857,7 GW/h energji elektrike. Në raport me tremujorin e dytë të vitit të kaluar (TM2 2012), sasia e konsumuar e energjisë elektrike është rritur në 3,3 për qind.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)