29 Prill 2024

MZHE mbështet projektet në energjinë e ripërtritshme

Prishtinë, 14 shkurt - Zëvendësministri i Zhvillimit Ekonomik, Ramadan Hasani ka pritur në takim përfaqësuesin kompanisë Unienerg SH.A nga Gjermania, Skenderbeg Klaiqi, e cila merret me hulumtime shkencore në fushën e energjisë alternative dhe zhvillimin e mëtutjeshëm të qelizave të energjisë.

Zv.ministri Hasani e ka njoftuar përfaqësuesin e Unienerg me kornizën ligjore dhe institucionale që ofron Kosova për investime në fushën e energjisë, ndërsa ka shprehur mbështetjen e MZHE-së për zhvillimin e projekteve në sektorin privat, me theks të veçantë në energjinë e ripërtritshme.

Nga ana e tij, përfaqësuesi i Unienerg, Skenderbeg Klaiqi, i cili njëherit është aksionar kryesor i kësaj kompanie ka shprehur interesimin e tij për të investuar në projekte të riciklimit të mbeturinave urbane me qëllim të përfitimit të derivateve të naftës, respektivisht energjisë elektrike.

Klaiqi, i cili është zbulues i Nano- qelizave të energjisë, ka bërë të ditur se në projekte të energjisë të ripërtritshme kanë shprehur gatishmërinë të investojnë edhe kompani tjera nga Gjermania.

 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)