07 Maj 2024

MZHE dhe IFC marrëveshje për monitorimin e privatizimit të KEDS-it

Prishtinë, 13 nëntor - Qeveria e Kosovës dhe Korporata Ndërkombëtare Financiare (IFC) kanë nënshkruar sot një marrëveshje për bashkëpunim si pjesë e asistencës në procesin e post privatizimit të Kompanisë Kosovare për Distribuim dhe Furnizim me Energji Elektrike (KEDS).

Marrëveshja u nënshkrua nga Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Fadil Ismajli dhe Drejtori IFC-së për Evropë dhe Azi Qendrore, Tomasz Telma, ndërsa qëllimi i saj është që të sigurohet asistencë në ekspertizë dhe këshillë dhënie  nga IFC gjatë monitorimit të post privatizimit, për t’i adresuar me kohë të gjitha çështjet relevante dhe shmangur përvojat jo të suksesshme në rajon.

Ministri Ismajli, në cilësinë e Kryesuesit të Komitetit Qeveritar për Privatizim (KQP), ka deklaruar, se duke i pasur parasysh kompleksitetin, rëndësinë publike dhe strategjike, si dhe përvojat në rajon, Qeveria në bashkëpunim me IFC dhe përmes Njësisë për Post Privatizim, do t’i kushtojë vëmendje të posaçme procesit të post privatizimit, duke qenë kështu të gatshëm në çdo mënyrë, për t’i adresuar me kohë të gjitha çështjet relevante, për një post privatizim të suksesshëm.

“Ne jemi marrë vesh që procesi i implementimit të këtij privatizimi të përcillet, të monitorohet, të kontrollohet, të intervenohet me kohë aty ku mund të ndihmohet për të gjetur pikëtakimin optimal në mes të interesave të kompanisë dhe interesave të konsumatorëve”, tha Ismajli.

Ndërsa, Drejtori i IFC-së për Evropë dhe Azi Qendrore, Tomasz Telma ka deklaruar se më këtë marrëveshje IFC do t’i ndihmojë Qeverisë së Kosovës që të mbikëqyrë implementimin e këtij privatizimi në mënyrë që të sigurohet që projekti do të implementohet në mënyrë të duhur.

“Në njërën anë ne do të sigurojmë implementimin e mirëfilltë të një marrëveshje të nënshkruar dhe në anën tjetër do të punojmë së bashku me Njësinë e Post-Privatizimit për të siguruar se ata do të kenë kapacitete të duhura për t’i shfrytëzuar në të ardhmen”, tha Telma.

Marrëveshja e bashkëpunimit me IFC është një vjeçare me mundësi vazhdimi varësisht nga nevoja dhe vlerësimi nga Qeveria e Kosovës.

Vlen të theksohet se Komiteti Qeveritar për Privatizim (KQP), tashmë ka marrë vendim që të vazhdohet me Njësinë për Post Privatizimin dhe monitorimin e KEDS, i cila ka mandat në emër të KQP-së dhe Qeverisë së Kosovës (QK), të bëjë monitorimin e kompanisë, përkatësisht monitorimin rreth obligimeve që dalin nga kontratat e këtij transaksioni, i cili do të mbështetet nga Korporata Ndërkombëtare Financiare (IFC), pjesë e Bankës Botërore.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)