29 Prill 2024

Mustafa: KEK-u, jo transparent

Prishtinë, 23 korrik - Komisioni Hetimor Parlamentar, ka konstatuar se gjatë janarit të këtij viti, 74 për qind të konsumatorëve, janë tarifuar me bllokun tre të shpenzimit të energjisë.

Kryetari i këtij Komisioni, Muhamet Mustafa, tha se gjatë punës tre mujore komisioni ka gjetur se problemi i parë që përballet KEK-u është mos transparenca dhe se nuk ka informim korrekt lidhur me çmimin që e paguajnë konsumatorët.

“Problemi numër një është problemi i transparencës. A e dinë konsumatorët se çka paguajnë me faturat e energjisë dhe çka përmban fatura. Unë mendoj se jo dhe unë si konsumator nuk e kam ditur. Edhe po doja ta dija është shumë vështirë të konstatohet. Ne e kemi pasur të vështirë ta gjejmë tërë atë që përmban atë çmimin që ne paguajmë”, tha ai.

Ndërkaq, Naim Hoxha, ekspert i energjetikës dhe anëtar i komisionit hetimor, theksoi edhe problemin e orëve digjitale, e që sipas tij, ata janë njësor të thjeshtë elektronik e jo ashtu siç u janë dhënë konsumatorëve.

“Të shpenzohen 60 milion euro dhe të mos bëhet një studim se kah dhe si duhet të shpenzohen ato para, kjo është absurde,. Kur të porosisin njësorë unë nuk e di se me çfarë karakteristika i kërkojnë, kush i përcakton ato”, theksoi ai.

Në fund u theksua se Auditori i Përgjithshëm, duhet t’i bëjë patjetër një auditim projektit të orëve elektronike, në mënyrë që të bëhet e ditur se kah janë shkuar paratë publike. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)