Mungesa e energjisë, destabilizon edhe furnizimin me ujë të pijshëm

Prishtinë, 1 shtator KURPrishtina, ka njoftuar të gjithë konsumatorët në zonën e shërbimit se është duke iu përmbajtur në përpikmëri orarit të furnizimit me ujë të pijshëm që u përpilua nga Drejtoria Teknike e kësaj kompanie.
Nga data 30 gusht 2015 e që po vazhdon edhe më tej, ka filluar të destabilizohet furnizimi me ujë të pijshëm në zonën e shërbimit (Prishtinë, Podujevë, Obiliq, Shtime, Lipjan, Fushë Kosovë, Graçanicë dhe Lipjan), për shkak të mungesës së energjisë elektrike në të gjitha objektet prodhuese dhe distribuese.
Me të gjitha vështirësitë e përballjes me mungesë të energjisë elektrike në stacione të pompave dhe fabrika të ujit, KURPrishtina sh.a. po mundohet që të mbajë një tempo të rregullt të furnizimit me ujë, deri në stabilizimin e gjendjes së furnizimit me energji elektrike.