16 Maj 2024

Moti sot i vranët dhe temperatura nga 10 deri 22 gradë Celsius

Prishtinë, 12 gusht - Mot kryesisht i vranët  dhe me periudha të shkurta me diell do të na shoqëroj gjatë ditës së premte.

Kështu ka njoftuar Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK) sipas të cilit në fushat termike pritet ulje në të dy vlerat e temperaturave.

Minimalet  do të lëvizin nga 10-12 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës pritet të arrijnë ndërmjet 20-22 gradë Celsius.

\"Këto masa të ftohta të ajrit me origjinë nga veriu i Kontinentit nuk do të jenë të qëndrueshme  mbi vendin tonë, kështu që  vlerat e temperaturave maksimale në ditët në vijim pritet serish të rriten për 4-5 gradë Celsius, derisa ato minimalet mund te zbresin deri në 9 gradë Celsius.\"

\"Do të fryjë erë nga drejtimi i veriut e lehtë deri mesatare, kurse  shtypja atmosferike do të shënoj ngritje mbi vlerat e normales\", thekson IHK.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)