19 Mars 2024

Moti sot dhe nesër me reshje shiu dhe me shkarkime rrufesh

Prishtinë, 1 prill -  Në parashaikimin e motit për vikend Instituti Hidrometerologjik i Kosovës (IHK) ka bërë të ditur se dita e sotme parashihet të mbajë me mot me diell dhe vranësira të çrregullta.

Vranësirat gjatë ditës parashihen të shoqërohen me reshje shiu dhe vende-vende  edhe me shkarkime rrufesh.

Temperaturat do të shënojnë rritje sidomos në vlerat e minimaleve, derisa ato maksimalet priten të jenë tipike pranverore.

Gjithashtu edhe presioni atmosferik do të ulet dukshëm nën vlerat e normales.

Të dielen parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët por nuk do të mungojnë edhe intervalet me diell. Vranësirat vende-vende parashihen të sjellin riga shiu.

Në fushat termike  nuk do të ketë ndryshime ,kryesisht në vlerat e temperaturave maksimale , ndersa minimale do të shënojnë ulje për 3-5 gradë Celsius.

Gjatë këtyre dy ditëve parashihet të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes me shpejtësi    1-12m/s.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)