27 Prill 2024

Moti i ligë ka shkaktuar prishje të rrjetit energjetik anekënd Kosovës

Prishtinë, 5 janar - Kompania Kosovare për Distribuim të Energjisë Elektrike (KEDS) njoftuar se moti i ligë, i përcjellë me reshje bore dhe erëra të forta ka shkaktuar një varg prishjesh të rrjetit energjetik anekënd territorit të vendit.

Pjesa më e afektuar sipas KEDS është rajoni I Pejës dhe Gjakovës, ku ka shumë shtylla të thyera dhe përçues të këputur. Por, gjendja është e rënduar edhe në zonat tjera.
 
KEDS ka angazhuar ekipe shtesë dhe ato janë të mobilizuara në terren dhe po bëjnë maksimumin që prishjet të evitohen sa më shpejtë dhe konsumatorëve tu kthehet energjia elektrike aty ku mungon.
 
Por, përkundër përpjekjejve dhe mobilizimit maksimal, kushtet atmosferike po e bëjnë të vështirë operimin normal te rrjetit.
kur dihet se edhe gjendja e trashëguar e rrjetit është mjaft e rënduar.
 
Në këto rrethana KEDS kërkon mirëkuptimin e konsumatorëve dhe bën thirrje që të lajmërojnë ekipet tona në rastet ku kërkohet angazhim.
 
\"Njëkohsisht, kur këto ditë kemi një konsum rekord që është pare ndonjëherë, u bëjmë thirrje konsumatorëve që të shfrytëzojne mjete alternative për ngrohje sepse edhe konsumi I stërngarkuar e vështirëson funksionimin normal të rrjetit, sidomos në ato pjesë ku KEDS nuk ka arritur ende të shtrijë investimet\", thekson KEDS.
 
KEDS/KESCO janë të përkushtuar për të siguruar furnizim optimal, dhe në bashkpunim e bashkveprim me konsumatorët, ta kalojmë këtë mot me acar që e kemi këto ditë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)