Moti i keq shkakton shumë prishje në rrejtin energjetik

Prishtinë, 9 nëntor - KEDS ka njoftuar se moti i keq që ka mbretëruar në Kosovë i shoqëruar me reshje të mëdha ka shkaktuar një numër të konsiderueshëm të prishjeve.
Gjendja më alarmante sipas KEDS është në Komunën e Gjakovës, ku ka shumë pjesë edhe të përmbytura.
Ekipet e KEDS-it janë në terren duke e bërë maksimumin që këto prishje të sanohen sa më shpejtë të jetë e mundur.
Një numër i konsiderueshëm i prishjeve janë sanuar tashmë, por mbesin edhe disa, të cilat do të riparohen në kohën më të shkurtër të mundshme. (Shih gjendjen ne vende te ndryshme ne fotot ne attach)