29 Mars 2024

Moti gjatë kësaj jave parashihet me diell dhe relativisht i ngroht

Prishtinë, 17 tetor - Në parashaikimin e motit për këtë javë Instituti Hidrometerologjik i Kosovës (IHK) ka bërë të ditur se sot parashihet mot me diell dhe relativisht i ngroht.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 19-21 gradë Celsius.

Të martën parashihet të mbajë mot kryesisht i ngjashëm, por që minimalet do të jenë më të ulëta.

Minimalet nga 0-2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës do të arrijnë vlerat e ditës së hëne.

Të mërkurën, mot kryesisht i vranët dhe me intervale  të shkurta me diell. Vranësirat vende - vende kanë mundësi që të sjellin riga të dobëta shiu.

Minimalet do të lëvizin ndërmjet 0-2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 17-19 gradë Celsius.

Të enjten, parashihet të mbajë mot i vranët dhe me pak rreze dielli. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet14-16 gradë Celsius.

Të premten, mot kryesisht me diell dhe temperatura kryesisht të ngjashme, minimalet 0-2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës patrashihen të lëvizin ndërmjet 15-17 gradë Celsius.

Gjatë gjithë këtyre ditëve të parashikimit do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe veriperendimit e lehtë deri mesatare

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)