23 Prill 2024

Moti gjatë javës me rreze dielli dhe me reshje shiu

Prishtinë, 22 gusht - Në parashaikimin e motit për pesë ditët e ardhshme Instituti Hidrometerologjik i Kosovës (IHK) ka bërë të ditur se fushat me presion të ulët të cilat kanë përfshirë vendin, do të vazhdojnë ndikimin  e tyre edhe për gjatë javës së ardhshme, duke ndikuar të kemi një mot të ndryshueshëm.

Pjesët e para të ditës, zakonisht fillojnë me rreze dielli, por gjatë ditës rrezet e diellit do të zëvendësohen me vranësira reshje shiu dhe shkarkime elektrike.

Për shkak të gjendjes së lartë termike që ishte në mesjavë dhe proceseve tjera termodinamike në troposferë, rrezikohen disa zona të izoluar me reshje breshëri.

Sa i përket temperaturave, ato mbesin në vlera të njëjta me këto të fundit, duke i ruajtur mesataret e viteve tjera të muajit gushtë.

Kjo situatë meteorologjike do të ndikoj pozitivisht në kushtet biometeorologjike, hidrologjike dhe atyre agrometeorologjike, meqë mungesa e reshjeve është prezent kohëve të fundit.

Temperaturat minimale gjatë këtyre pesë ditëve të parashikimit do të lëvizin ndërmjet 12-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 23-29 gradë Celsius.

Indeksi UV mbetet në vlerat e mesatareve. Do të fryjë erë nga drejtimi i perëndimit dhe veriperëndimit e lehtë dhe lokalishtë e fortë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)