15 Maj 2024

Moti gjatë javës do të jetë kryesisht i vranët dhe me reshje shiu

Prishtinë, 8 gusht - Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK) ka bërë të ditur se gjatë këtyre pesë ditëve të ardhshme do të na shoqëroj mot i ndryshueshëm.

Fillimi i javës deri të mërkurën sipas IHK-së do të jetë kryesisht i vranët dhe vende vende me reshje shiu dhe shkarkime rrufesh.

Reshjet më të pakta do të bien në juglindje dhe veriperendim të vendit, kurse në pjesën qendrore dhe veriore do të ketë kushte pë reshje më intensive.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14-16 gradë Celsius derisa amplitudat në vlerat e temperaturave maksimale do të jenë pak sa ma të larta, nga 23-31 gradë Celsius.

Sipas parashikimeve dita e mërkurë parashihet të shenoj vlerat më të larta të temperaturave .

IHK thekson se do të fryjë erë kryesisht nga veriu herë –herë me vraull me shpejtësi nga 1-12m/s.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)