Mot i ndryshueshëm me shkarkime rrufesh

Prishtinë, 19 qershor - Instituti Hidrometeorologjik njofton se sot dhe nesër do të mbajë mot kryesisht i ngjashëm, me diell, vranësira dhe reshje lokale shiu, të përcjellura me shkarkime rrufesh.
Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 14-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-27 gradë Celsius.
Shtypja atmosferike do të ketë luhatje por duke i ruajtur vlerat e normales. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1-11 m/s.