15 Maj 2024

Mitrovica pjesë e projektit për ndarje të mbeturinave të riciklueshme

Mitrovicë, 3 tetor - Sot, në kuadër të projektit “Ecofriend- Funksionalizimi i sistemit të ndarjes së mbeturinave të riciklueshme përmes zhvillimit të programit për Edukim Mjedisor në institucionet arsimore”, projekt ky i cili financohet nga Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) GmbH,Programi për shërbime të qëndrueshme komunale, dhe implementohet prej organizates joqeveritare Green Art Center-Prishtina (GAC) në bashkëpunim me Komunën e Mitrovicës është zhvilluar një punëtori e përbashkët më Drejtorinë ë Arsimit pranë Komunës së Mitrovicës dhe drejtorët e shkollave të përzgjedhura në këtë fazë të projektit.

Në këtë punëtori janë prezentuar hapat që do të ndërrmirren për implementimin adeguat të projektit Ecofriend,në kuadër të së cilit do të përfshihën 15 shkolla fillore publike, amvisëri në lagje në qendër të qytetit si edhe bisnese të interesuara të praktikojnë ndarjen e mbetjeve të riciklueshme; iniciativë kjo prej së cilës do ti ndihmohet grupeve të margjinalizuara për të rritur të hyrat e tyre vetanake përmes shitjes së hedhurinave të riciklueshme.

Në muajt në vijim do të bëhet edhe pajisja e  shkollave të qytetit me të gjithë infrastrukturën adeguate për ndarje të mbeturinave të riciklueshme.

Qëllimi i projektit është të involvojë qytetarët që të kontribuojnë në nisjen e procesit të ndarjes së mbeturinave të riciklueshme duke zhvilluar ekonomikisht grupet e margjinalizuara, të cilët do të dërgojnë mbeturinat e riciklueshmë në ndërmarrjen shoqërore për riciklim.

Rezultatet që priten të arrihen përmes kësaj iniciative konsistojnë në:1)Krijimin e një sistemi të përbashkët për ndarje të mbeturinave të riciklueshme në të gjithë pjesëmarrësit në projekt;2)Krijimin e kushteve të punës për operim më efikas për grupet e margjinalizuara;3) Ngritje të kapaciteteve  rreth ruajtes së mjedisit tek nxënësitdhe qytetarët në 15 institucione shkollore dhe në 50 familje në komunën e Mitrovicës si edhe ngritje të nivelit të vetëdijesimit dhe fuqizimin e qytetarisë aktive ndaj proceseve të mbrojtjes së mjedisit.

Komuna e Mitrovicës dhe drejtoratet respektive janë të angazhuar që bashkëpunimi me GAC të jetë i suksesshëm, si dhe të bashkëhartojnë edhe projekte të tjera në të ardhmen.

Ky projekt është i rëndësishëm për qytetarët e Mitrovicës , meqë do të sjellë zhvillime në fushën e menaxhimit të mbeturinave në këtë komunë, njëherësh do të pasurojë kalendarin e aktiviteteve të komunës me nisma të shumta mjedisore.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)