Mitrovica dhe Vushtrria mbesin pa energji elektrike

Prishtinë, 25 nëntor - Zyra për Komunikim dhe Relacione me Publikun e Operatorit të Sistemit, Transmisionit dhe Tregut - KOSTT ka bërë të ditur se sot në ora 01:55 është paraqitur një lidhje e shkurtër me tokë në linjën e tensionit të lartë 110 kV LP 125/1 që lidhë NS Kosova A me NS Vushtrria 2, ndërsa në ora 7:44 është këputur përçuesi fazor në linjën LP 125/3.
Nga ora 7:44 sipas KOSTT kanë mbetur pa tension Nënstacionet NS 110/35/6.5 kV Trepça, NS 110/35 kV Vushttria 1 dhe NS 110/10 (20) kV Vushtrria 2 si pasojë e humbjes së furnizimit nga të dy anët.
Ekipet e Operatorit të Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të energjisë elektrike të Kosovës (KOSTT) kanë dalur menjëherë në terren dhe po punohet intenzivisht në eliminimin e prishjeve për të mundësuar kthimin e furnizimit me energji elektrike në Nënstacionet në fjalë.