Me 1 Prill ZRRE aprovon tarifave të reja energjisë elektrike
Prishtinë, 9 shkurt Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) ka kërkuar nga Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) dhe nga Operatori i Sisemit, Transmisionit dhe Tregut (KOSTT) që të dërgojnë kërkesën për shqyrtimin e katërt me radhë të tarifave të energjisë elektrike, që pritet të jenë efektive nga data 1 prill 2010.
ZRrE-ja ka thënë në kërkesë se edhe gjate këtij shqyrtimi të tarifave do ta zbatojë metodën që është aplikuar në shqyrtimet paraprake. Fillimisht ZRrE-ja do të ftojë të licencuarit të dorëzojnë aplikacionet preliminare për tarifa, që do të shërbejnë si bazë për shqyrtime dhe diskutime paraprake në mes të ZRrE-së, KEK-ut dhe KOSTT-it.
Qëllimi i këtyre diskutimeve do të jetë identifikimi i çështjeve kryesore të cilat duhen të zgjidhen gjatë shqyrtimit të tarifave, si dhe dhënia e komenteve nga ZRRE-ja mbi aplikacionet preliminare. Më pastaj, të licencuarit do të dorëzojnë aplikacionet përfundimtare.
Këto aplikacione, si dhe vlerësimet e ZRrE-së për to, do të publikohen për komentim nga palët e interesit, pas të së cilave ZRrE-ja do të marrë vendimin përfundimtar.
Vendimi i ZRrE-së për tarifat përfundimtare pritet të merret me 15 mars:
Udhëzuesi për Aplikacion sipas ZRRE-se
Dëshirojmë të shfrytëzojmë këtë rast për tu ofruar aplikuesëve disa udhëzime për përmbajtjen e aplikacioneve, e duke u bazuar në përvojën e shqyrtimeve të mëparshme:
· Gjeneratori publik, shpërndarja dhe furnizuesi publik, duhet të dorëzojnë aplikacione të ndara, për arsye se ZRrE-ja duhet ti ndajë tarifat për secilin nga këto divizione, duke pasur parasysh shthurjen e KEK-ut, transaksionin e planifikuar dhe nevojën për të vlerësuar dhe publikuar ndaras tarifat sipas divizioneve.
· Bilanci energjetik, që dorëzohet si pjesë e shqyrtimit të tarifave, duhet të jetë konform bilancit të aprovuar nga MEM-i për vitin që vjen. Çdo devijim eventual nga bilanci i aprovuar duhet të justifikohet plotësisht nga të licencuarit.
· Importet dhe eksportet e blera dhe ato të shkëmbyera duhet të paraqiten ndaras.
· Pasqyrat financiare më të fundit të audituara dhe/ose të pa-audituara (nëse ato janë më të fundit), duhet të dorëzohen së bashku me aplikacionin për tarifa.
Aplikacionet duhet të përfshijnë të dhëna të azhurnuara mbi alokimin e kostove dhe vlerësimin e tarifave që reflektojnë koston. Këto të dhëna janë të renditura në dokumentin e bashkëngjitur.
Me qëllim të sigurimit të të dhënave sa më të sakta për shqyrtimet e tarifave, ZRrE thekson rëndësinë e ofrimit të informatave të detajuara mbi supozimet e bëra gjatë azhurnimeve të të