28 Prill 2024

Mbi 400 mijë Euro grante për kursimin e energjisë

Prishtinë, 8 korrik - Projekti i EBRD-së KoSEP, i financuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Norvegjeze për nëntë muaj të operimit të tij ka arritur, që nëpërmes kredive të përkrahë financimin e mbi 400 projekteve të ndryshme, zbatuesit e të cilave kanë marrë m i 400 mijë euro grante, njofton zyra e projektit.

Nëprmes këtyre projekteve është arritur kursimi i energjisë dhe ulja e ndotjes së ambijentit nga gazetarat e serrës që shkaktojnë ngrohjen gobale. Gjithsej projektet e efiçiencës së energisë (KoSEP) kanë arritur që të kursejnë 5,423 kilowat orë të energjisë për kohëzgjatje të një viti.

Investimet për të arritur këto kursime kanë përfshi biznesin dhe individët. Në kuadër të biznesit investimet e bëra deri tash përfshijnë pajisje të reja që shpenzojnë më pak energji dhe izolime të ndërtesave. Ndërsa në kuadër të investimeve individuale përfshihen zëvendësimi i pajisjeve të kuzhinës, izolimi i shtëpive, instalimi i prodhuesve të energjisë efiçiente si dhe sistemeve të avancuara të kontrollit të temperatirës.  Me këto investime emetimi i CO2 i Kosovës është ulur për 2,894 tonelata në vit.

KoSEP, përfshinë përkrahjen teknike të kredive të EBRD-së të cilat lëshohen nga bankat dhe institucionet mikrofinanciare kosovare. Secila kredi përkrahet me deri 20 për qind të shumës së kredisë në formë të grantit për investuesin.

Kreditë lëshohen nga banka TEB si kredi e gjelbër si dhe nga institucionet mikrofinanciare KRK dhe AFK.

Një shembull investimi i bërë përmes projektit është i një pronari i shtëpisë që jeton në Malishevë, i cili ka investuar në renovim për të kursyer energji. Ai ka vendosur që të përmirësojë izolimin e murreve të jashtme të ndërtesës. 

Pas zabtimit të suksesshëm të projektit të tij, pronari i shtëpisë ka aritur që të zvogëlojë shpenzimin e energisë elektrike për 3.95 mWh në vit, duke e rritur rezistencën termale të mureve për 2.7 K/w për metër katrorë. Për këtë investim ky pronar ka marrë një grant prej 689,66€.

Ndërsa në biznes rasti i publikuar nga peojekti përfshinë një prodhues biskotash.

Biznes ka filluar si një market i vogël, por ai është shndërruar në një nga prodhuesit më të mëdhenjë të biskotave në rajonin e Pejës.

Biznesi ka përdorur energjinë elektrike nga rrjeti, gjeneratorin dhe gazin natyror (LPG) si burim i energjisë. Këto burime të energjisë përdoren për linjat e prodhimit dhe furrat e pjekjes.

Nëprmes projektit KoSEP biznesi ka arritur të përmirësojë efiçencën e energjisë së linjës së prodhimit. Biznesi ka siguruar një furrë të re të prodhimit të biskotave e cila përdorë pompa dhe është e instaluar në një makineri italiane që mundëson përpunimin e tipeve të ndryshme të brumërave.

Investimi në furrën e re të biskotave dhe në furrë i ndihmon kompanisë që të ulë shpenzimin e energjisë elektrike, dizelit dhe gazit natyror, kjo gjithsesi se ka ndikuar edhe në uljen e shpenzimeve të mirëmbajtjes. Pas zbatimit të suksesshëm të projektit investuesi ka marrë një grant prej 4,224.14 Euro.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)