16 Maj 2024

Mbahet takimi i gazit në Evropën Qendrore dhe Juglindore

Budapest, 11 shtator - Në Budapest të Hungarisë u mbajt një takim i Grupit të nivelit të lartë për lidhjen e sistemeve të gazit në Evropën Qendrore dhe në atë Juglindore.

Theksi kryesor në bisedime ishte forcimi i bashkëpunimit regjional, si dhe garantimi i sigurisë dhe diversifikimi i furnizimeve të gazit në degën elektro-energjetike.

U nënshkrua një Deklaratë për sigurimin e një lidhjeje të pandërprerë në dy drejtime midis Bullgarisë, Rumanisë, Greqisë dhe Hungarisë. Që të arrihet ky qëllim duhet të krijohet i ashtuquajturi “korridor vertikal” midis katër shteteve.

U nënshkrua memorandum midis operatorëve që transferojnë gaz të Bullgarisë, Greqisë, Rumanisë dhe Ukrainës për sigurimin e premisave teknike dhe tregtare për realizimin e furnizimeve në dy drejtime të gazit natyror midis Gazsjellësit Transballkanik deri në vitin 2019.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)