Mbahet konferenca për ruajtjen e ujit dhe efiçiencën e energjisë

Prishtinë, 22 shkurt - Let’s Do It ka bërë të ditur se sot do të mbajë konferencën “Efiçienca e energjisë dhe Ruajtja e ujit”, në bashkëpunim me Odën e Gjelbër Ekonomike të Amerikës.
Në këtë konferencë përveç përfaqësuesve nga Let’s Do It, do të marrin pjesë edhe ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, drejtoresha e US Green Chamber of Commerce, Znj. Michelle Thatcher, përfaqësues nga Ballkan Green Foundation, përfaqësues nga Drejtoria e Energjisë Alternative në Kosovë, përfaqësues të CDI-së, drejtori i Autoritetit Rajonal të Pellgjeve Lumore si dhe akterë të tjerë të rëndësishëm.
Kjo konferencë përveç që ka për qëllim ngritjen e vetëdijes për ruajtjen e ujit dhe efiçiencën e energjisë, tregon edhe për fillimin e bashkëpunimit të Let’s Do It me US Green Chamber of Commerce.