Mbahet Forumi për Mjedisin

Prishtinë, 14 prill - Instituti Riinvest dhe partnerët e projektit organizojnë Forumin për Mjedisin ku do të prezantohen të gjeturat e raportit Mbrojtja e Mjedisit në 16 komunat.
Ky raport është njëri nga aktivitet e shumta të projektit të titulluar Forcimi i Bashkëpunimit dhe Partneritetit Zhvillimor Strategjik ndërmjet Komunave/Komuniteteve.
Projekti është pjesë e programit Avancojmë Kosovën së Bashku Alternativa Lokale i financuar nga Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) dhe i implementuar nga Fondi për Zhvillimin e Komunitetit (CDF).
Qëllimi i përgjithshëm i projektit është inkurajimi i komunave për të krijuar partneritete dhe rrjete regjionale për adresimin e çështjeve me interes të përbashkët, konsolidimin dhe përmirësimin e standardeve të qeverisje së mirë, dhe zhvillimin e qasjeve të reja në adresimin e sfidave aktuale dhe të ardhshme të qeverisjes lokale.
Në përputhje me qëllimin e përgjithshëm, intervista me 16 zyrtar komunal të cilët janë përgjegjës për mbrojtjen e mjedisit janë zhvilluar dhe një raport që përshkruan situatën aktuale në lidhje me mbrojtjen e mjedisit , problemet e përbashkëta me të cilat ballafaqohen komunat , si dhe mundësitë për bashkëpunim ndër - komunal është përpiluar.
Gjatë forumit do të prezantohen të gjeturat e raportit dhe zyrtarët komunal do të inkurajohen të paraqesin mundësi të tjera për bashkëpunim ndër-komunal në lidhje me mbrojtjen e mjedisit.
Forumi