Mbahet aksion pastrimi tek Ujëvara e Drinit të Bardhë dhe ajo e Mirushës

Pejë, 5 qershor - “Let’s Do It” ka njoftuar se në bashkëpunim me Lëvizjen Globale ‘River Cleanup” do të organizohen aksione pastrimi dhe aktivitete tjera më sot dhe 6 nesër në kuadër të aktiviteteve të cilat zhvillohen për shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Mjedisit.
Në këto aktivitete, që mbështeten edhe nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, do të pastrohen dy prej perlave të vendit tonë: Ujëvara e Drinit të Bardhë dhe ajo e Mirushës.
"Sot nisemi për në Pejë, gjegjësisht në Radavc, ku do të shohim për së afërmi mrekullitë natyrore të Kosovës - Ujëvarën e Drinit të Bardhë."
"Më pas, do të pastrohet hapësira përreth kësaj ujëvare si dhe një pjesë të Lumit Drini i Bardhë.
Ndërsa, nesër mbahet aksioni i pastrimit të Ujëvarës së Mirushës dhe njëkohësisht të jeni pjesë e festës me shumë aktivitete atraktive", njofton “Let’s Do It”.