11 Maj 2024

Masa për ndalimin e ndërprerjeve të mirëmbajtjeve mbetet në fuqi

Prishtinë, 19 dhjetor - Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE) në mbledhjen e trembëdhjetë pas shqyrtimit ka vendosur në diskutim publik Draft-Udhëzuesin për Liberalizimin e Tregut të Energjisë Elektrike.

Ky Draft-Udhëzues do të definoj mënyrën, kushtet dhe kohën e hapjes së tregut të energjisë elektrike në Kosovë, në nivelin e Gjenerimit dhe Furnizimit të energjisë elektrike.

Definimi i kushteve të këtij Udhëzuesi do të shërbej si mbështetje për amandamentimin dhe plotësimin e legjislacionit sekondar, si rrjedhojë e aprovimit të ligjeve të reja të energjisë të cilat janë në përputhje me pakon e tretë të direktivave të Bashkimit Evropian.

Për shkak të rëndësisë së këtij procesi dhe ndikimit të tij tek konsumatorët dhe tek të gjitha palët e përfshira në sektorin e energjisë, Bordi e ka cilësuar si të domosdoshme hapjen e konsultimit publik për këtë proces.

Gjithashtu, në këtë mbledhje, Bordi ka shqyrtuar raportet e monitorimeve të rregullta të operatorëve të energjisë elektrike në vend (KEK, KOSTT, KEDS, KESCO dhe KELKOS). Këto Raporte finale të monitorimit do të publikohen në faqen zyrtare të ZRRE dhe të gjitha rekomandimet do të trajtohen në vazhdimësi në takimet e ardhshme të Bordit dhe gjatë shqyrtimit periodik të rregullt tarifor.

Si pjesë e procesit të inspektimit të mirëmbajtjeve të planifikuara të KEDS, Bordit i është prezantuar Raporti i Inspektimit të Mirëmbajtjeve të KEDS për muajt tetor – nëntor 2016, i përgatitur nga grupi punues, në të cilin janë konstatuar parregullsi serioze.

Pas diskutimeve, me miratim të Bordit, KEDS-it i është ofruar mundësia për të dhënë përgjigjet e tyre me shkrim në lidhje me këto parregullsi të evidentuara nga ekipet e ZRRE gjatë inspektimit.

Lidhur me parregullsitë për mirëmbajtjen e planifikuar të KEDS, Bordi është dakorduar që të vazhdohet me procedurat e inspektimit dhe pas kompletimit të të gjitha analizave do të vendos mbi masat ligjore.

Po ashtu, Bordi ka vendosur që masa paraprake për ndalimin e ndërprerjeve të mirëmbajtjeve të planifikuara të mbetet në fuqi deri në një vendim tjetër të Bordit.

Bordi ka marrë vendim edhe për lëshimin e dy (2) Autorizimeve Finale për ndërtimin e kapaciteteve të reja energjetike nga burimet e ripërtëritshme të energjisë nga uji, me kapacitet prej 0.31 MW dhe 4.7 MW, për kompanitë N.N “DILLI-Com” dhe “EUROKOS JH” sh.p.k. në komunën e Dragashit.

Si pjesë e rendit të ditës të kësaj mbledhje janë shqyrtuar edhe Bilancet një vjeçare dhe afatgjata të energjisë elektrike dhe termike, aprovimi i të cilave është shtyrë për mbledhjen e ardhshme, me qëllim të definimit të disa elementeve ende të paqarta nga operatorët e sistemit energjetik.

Gjithashtu, Bordi ka shqyrtuar dy (2) ankesa të konsumatorëve dhe çështje të tjera rregullative e administrative të Zyrës së Rregullatorit. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)