10 Maj 2024

MAPL mbështet komunat në realizimin e projekteve kapitale

Prishtinë, 2 shkurt - Zëvendësministri i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, z. Bajram Gecaj,  ka nënshkruar marrëveshje mirëkuptimi me Kryetaren e Komunës së Gjakovës, znj. Mimoza Kusari-Lila,  për realizimin e projektit “Ndërtimi dhe grumbullimi i pikave grumbulluese të mbeturinave“.

Në kuadër të mbështetjes financiare për komunat,  Ministria së e Administrimit të Pushtetit Lokal, do të vazhdojë nënshkrimin e Marrëveshjeve të Mirëkuptimit  edhe me komunat tjera të Kosovës.

Projektet janë të orientuara në ndërtimin e infrastrukturës rrugore, ndriçimin publik, platformën për ofrimin e informacioneve mbi lokacionet turistike, shenjëzimin  e  shtigjeve dhe rrugëve malore, ndërtimin e fushave sportive, dhe projekte të tjera me interes për Komunat dhe qytetarët.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)