06 Maj 2024

Let’s Do It Kosova në aksion multi-etnik për pastrimin e Prilluzhës

Prishtinë, 6 nëntor - Lëvizja Mjedisore “Let’s Do It Kosova” po vazhdon me organizimin e aksioneve për eliminimin e deponive ilegale të mbeturinave nga zona të ndryshme të vendit dhe njëkohësisht, vetëdijësimin e qytetarëve për rëndësinë e një mjedisi të pastër.

Në kuadër të fushatës “Ta Pastrojmë Kosovën” për këtë vit, nesër më 6 nëntor, do të organizohet aksioni i radhës, i cili do të fillojë në orën 10:00, në Lagjen e Romëve në Prilluzhë të Vushtrrisë.

Aksioni i nesërm do të realizohet nga vullnetarët e Lëvizjes Mjedisore “Let’s Do It Kosova” dhe banorët e të gjitha komuniteteve që jetojnë atje, gjë që do të ndikojë që aksioni i nesërm të jetë multi-etnik.

Po ashtu, pjesëmarrës në aksion do të jetë edhe deputeti i Kuvendit të Kosovës, nga radhët e komunitetit rom, Z.Kujtim Paqaku, i cili po ashtu ka ndihmuar edhe në organizim të aksionit. 

Aksioni do të realizohet në bashkëpunim me ndërmarrjen regjionale të pastrimit “Uniteti” dhe ndërmarrjen “Ar-beton”, të cilat përveç punëtorëve, do të ofrojnë edhe makinerinë e tyre për largimin e mbeturinave nga deponitë ilegale.

“Let’s Do It Kosova” u bën thirrje edhe qytetarëve që të bëhen pjesë e aksioneve tona, ta përkrahin fushatën “Ta Pastrojmë Kosovën” dhe të organizohen për largimin e mbeturinave nga lagjet ku ata jetojnë.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)