10 Maj 2024

Kuvendi të mërkurën pritet të miratojë Projektligjin për Obiliqin

Prishtinë, 25 nëntor - Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, priti sot në takim Kryetarin e Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, me të cilin diskutoi për Projektligjin për Zonën e Rrezikuar mjedisore të Obiliqit dhe rreth tij.

Ky projektligj ishte hartuar nga Kuvendi dhe miratimi i tij pritet të bëhet në seancën e 30 nëntorit.

Kryeparlamentari Veseli dhe kryetari Gashi theksuan rëndësinë e madhe që ky projektligj ka për qytetarët e Komunës së Obiliqit, të cilët janë duke pësuar jashtëzakonisht shumë në shëndetin dhe mirëqenien e tyre nga efektet e ndotjes industriale.

Kreu i Kuvendit, Kadri Veseli, ka thënë se përveç mbrojtjes së ambientit dhe shëndetit të qytetarëve, ligji parasheh edhe një klauzolë, e cila i mundëson komunës së Obiliqit të përfitojë financiarisht 20 për qind nga vlera e tatueshme si fitim.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)