06 Maj 2024

Kundër shtrenjtimit të rrymës

Prishtinë, 8 gusht - Me kërkesë të KEDS, të premten Konsorciumi Kosovar i Shoqërisë Civile për Zhvillim të Qëndrueshëm (KOSID) u takua me ushtruesin e detyrës së drejtorit të KEDS, George Karagutoff dhe anëtarin e bordit ekzekutiv Mesut Serhat Dinc.

KOSID ka njoftuar se temë kryesore e diskutimit ishte gjendja e tanishme energjetike si dhe kërkesa e KEDS ndaj ZRRE-së për rritjen e cmimit të energjisë elektrike si rezultat i rritjes së importit.

“Çmimi i energjisë elektrike u shtrenjtua për 4.57% në korrik të këtij viti, ndërsa vetëm një muaj më pas, KEDS ka kërkuar tek ZRRE të bëjë shqyrtimin e kostos së importit si pasojë e krizës energjetike të krijuar pas aksidentit në Kosovën A.

Kjo rritje signifikante e cmimit të energjisë elektrike u konfirmua edhe nga vet zyrtarët e KEDS në takimin e premtes, të cilët një gjë e tillë e arsyetojnë me faktin se ekziston mungesë e energjisë në vend dhe se ketë rritje të energjisë së importuar të nuk e kishin planifikuar më parë”, thuhet në komunikatën e KOSID-it.

KOSID kundërshton fuqishëm një qasje të tillë për shfrytëzimin e kësaj situate të përkohshme për të prodhuar impakt të përhershëm. “Konsumatorët nuk duhet ngarkuar për dështimet e palëve përgjegjëse dhe se shfrytëzimi i situatës së krijuar për përfitime biznesore është jo parimore dhe e dëmshme për qytetarët, për të cilët energjia është tejet e shtrenjtë edhe tani”, është thënë në komunikatën e KEDS-in.

KOSID vazhdimisht ka kërkuar që të implementohen masat e eficiencës dhe të ketë planifikim afatgjatë dhe jo masa të përkohshme të cilat kanë ndikim tejet të madh për qytetarët siç do të ndodhë po që se ZRRE aprovon kërkesën e KEDS. “KOSID e kundërshton çdo tentativë për rritjen e çmimit të importit të energjisë, me pretekstin e situatës së përkohshme të krijuar, meqë një gjë e tillë do të ndikojë negativisht në shportën e konsumatorit Kosovar, e cila do të vërehet edhe më shumë në muajt e ftohtë të vitit kur importi rritet dukshëm”, është thënë në komunikatën e KOSID-it.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)