14 Maj 2024

Kryetari Bahtiri takoi drejtorin e KEDS-it për Mitrovicë

Prishtinë, 20 maj  – Kryetari i komunës, Agim Bahtiri, ka takuar drejtorin e KEDS-it për Mitrovicë, Agron Haxhiu. me të cilin ka biseduar për gjendjen e furnizimit të qytetarëve dhe bizneseve të Mitrovicës me rrymë elektrike.

Drejtori i KEDS për Mitrovicë, Haxhiu, fillimisht e ka informuar gjerësisht kryetarin e  komunës për  përpjekjet që KEDS-i po bënë  për të furnizuar qytetarët dhe bizneset  e Mitrovicës me rrymë cilësore dhe të rregullt. Ai ka thënë se  në rajonin e Mitrovicës  ka nevojë për rritjen kapaciteteve shpërndarëse të rrymës, në mungesë  të të cilave qytetarët dhe bizneset po kanë probleme.

Kryetari i komunës, Agim Bahtiri ka kërkuar nga drejtori Haxhiu që institucionet e rëndësishme për qytetarët dhe organizatat shërbyese për qytetarë, siç janë ujësjellësi etj, të furnizohen rregullisht me rrymë.

Në takim u bisedua edhe për vendosjen e një trafoje me kapacitete të shtuara në një lokacion të përshtatshëm, si dhe për vendosjen e trafove më të vogla aty ku paraqitet nevoja.

Po ashtu në kryetari Bahtiri dhe drejtori Haxhiu edh për  çështjen e furnizimit me energji elektrike të shqiptarëve në lagjet dhe fshatrat  në veri të lumit Ibër. U bisedua edhe për domosdonë e pagesës për rrymën e shfrytëzuar nga ana e qytetarëve, institucioneve dhe bizneseve.

Kryetari  Bahtiri premtoi ndihmën e tij për zgjedhjen e të gjitha këtyre problemeve.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)