28 Prill 2024

Kosova shembull i partneritetit për ndryshime produktive

Tokio, 17 tetor - Në mbyllje të Takimeve Vjetore të FMN-së dhe Bankës Botërore në Tokio të Japonisë,  Ministri Hamza dhe Guvernatori Gërguri janë takuar me Zëvendësdrejtoreshën e FMN-së, Nemat Shafik si dhe me Vicepresidentin e Bankës Botërore për Evropë dhe Azi, Philippe Le Houérou.

Zyrtarët e lartcekur të FMN-së dhe të Bankës Botërore kanë komplimentuar delegacionin e Republikës së Kosovës për performancën e treguar në realizimin e përkushtimeve në kuadër të Programit me FMN-në si dhe rritjes së efiçiencës në implementimin e projekteve të ndërlidhura me Bankën Botërore.

Përndryshe, kur është në pyetje pjesëmarrja e vendit tonë, vlen nënvizuar se e veçanta e Takimeve Vjetore 2012 të FMN-së dhe Bankës Botërore, ishte video tregimi dedikuar Republikës së Kosovës i shfaqur gjatë gjithë kohës së takimeve ku vendi ynë prezantohet si shembull i partneritetit ndër më të sukesshëm në shfrytëzimin produktiv të asistencës teknike ofruar nga Fondi Monetar Ndërkombëtar.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)