06 Maj 2024

Kosova pjesëmarrëse në konferencën EPA Network

Vilnius, 12 maj - Në Vilnius të Lituanisë po mbahet takimi i 26-të plenar i EPA Network. Kosova po përfaqësohet nga kryeshefi i AMMK-së,  Ilir Morina.

Në takimin që do t’i zhvillojë punimet sot dhe nesër marrin pjesë përfaqësues nga Agjencitë e Mjedisit dhe institucionet tjera relevante të 39 shteteve evropiane  Kosova është anëtare e këtij rrjeti që nga viti 2011, ndërsa 2 vite me parë ishte organizatore e takimit të 23-të me radhë.

Temat kryesore që po diskutohen në këtë takim janë: Ekonomia cirkulare në Evropë, strategjia e BE-së dhe involvimi i rrjetit të EPA drejtorëve. Rifreskimi i politikave Evropiane, Agjencise Evropiane të Mjedisit me seli në Kopenhagen, përkrahja e vendeve të Ballkanit me projekte për monitorimin e mjedisit dhe raportimin e të dhënave mjedisore etj.

Përveç programit zyrtarë të takimit do të ketë edhe aktivitete dhe vizita tjera sikurse janë vizita Parkut Nacional Historik Trakai dhe kështjellës Trakai afer Vilnius., rezervateve të natyrës në Kernave etj.

Kosova vazhdon të jetë një anëtare aktive e këtij rrjeti jo vetëm përmes pjesëmarrjes në takimet e rrgullta por edhe përmes aktiviteteve dhe programeve në kuadër të grupeve të interesit sikurse është ai për Ballkanin Perëndimorë ku është duke u punuar në hartimin e një programi të përbashkët të punës për këto vende.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)