05 Maj 2024

Kosova përfshihet në TAP

Prishtinë, 13 gusht - Përveç Shqipërisë, edhe Kosova mund të përfitojë nga projekti me investim rreth 40 miliardë dollarë që lidhet me transportimin e gazit nga Azerbajxhani për në Evropë.

Projekti pritet që të vihet në funksion më 1 janar të vitit 2019, ndërsa në raportin analitik të hartuar nga Ministria e Punëve të Jashtme është sqaruar deri në detaje se si Kosova mund të jetë pëffituese nga ky zinxhir i transportimit të gazit.

Projekt, i cili mund të sjellë rritje të buxhetit dhe gjenerim të vendeve të reja të punës, shkruan Tribuna.

Projekti TAP (Trans Adriatic Pipeline) ishte iniciuar në vitin 2000 nga tre ekspertë zviceranë të njohur nga fusha e energjetikës, ndërsa Shqipëria zyrtarisht në vitin 2004 e kishte nënshkruar marrëveshjen e mirëkuptimit me Bankën Botërore, për t’u bërë pjesë e këtij projekti.

/Tribuna/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)