Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Shqipëria shkëmbejnë të dhënat për motin

Prishtinë, 15 nëntor - Institutet Hidro-meteorologjike të Kosovës, Malit të Zi, Maqedonisë dhe Shqipërisë nënshkruan sot në Prizren një Memorandum Mirëkuptimi për shkëmbimin e të dhënave në kohë reale me qëllim përmirësimin e paralajmërimit të hershëm të popullsisë në rast përmbytjesh.
Me anë të pajisjeve moderne u kryen matjet e prurjeve të lumit Drin në vendin e quajtur Gryka e Prizrenit, dhe këto të dhëna do të shkëmbehen mes vendeve në kohë reale për të pasur një informacion më të detajuar dhe të thelluar mbi situatat e reshjeve apo përmbytjeve.
Kryeshefi i Agjencisë së Mbrojtejs së Mjedisit në Kosovë, Ilir Morina në fjalën e tij të mirëseardhjes për të pranishmit u shpreh se ky takim është mjaft i rëndësishëm sepse të gjitha vendet e rajonit janë bashkë.
Më tej Morina shtoi se është shumë mirënjohës ndaj përkrahjes së GIZ-it në bashkëpunimin rajonal.
\"Katër vitet e ardhshme synojmë të krijojmë rrjetin rajonal, me qëllim të shkëmbimit të njohurive dhe përvojave të përbashkëta\", ka theksuar Morina.
Marëveshja u nënshkrua nga Drejtorët e Instituteve Hidrometeorologjike, përkatësisht nga znj.Letafete Latifi, Fatos Hoxhaj, Luka Mitrović dhe Oliver Romevski.
I pranishëm në këtë ceremoni ishte edhe drejtori i projektit Përshtatja ndaj ndryshimeve klimatike në menaxhimin e rrezikut të përmbytjeve në Ballkanin Perëndimor, Gerrit Bodenbender.
Me këtë rast Bodenbender se, Situata e javës së kaluar tregon se ajo çfarë po bëjmë sot është shumë e rëndësishme sepse ka impakt të drejtpërdrejtë mbi njerëzit.
Gjithashtu përmbytjet treguan sa të rëndësishme janë institucionet tuaja. Me mbështetjen e këtij projekti, institutet hidro-meteorologjike të katër vendeve do të vazhdojnë të përmirësojnë parashikimin e përmbytjeve në rajon.
Shkëmbimi në kohë reale e të dhënave, kombinuar me harta të detajuara të zonave që rrezikohen nga përmbytjet dhe modelin hidrologjik të basenit të lumit Drin, do të ndihmojnë në krijimin e një modeli parashikues që do të përdoret nga katër vendet.