02 Maj 2024

KOSID në vizitë zyrtare në SHBA

Washington, 8 tetor - Konsorciumi Kosovar i Shoqërisë Civile për Zhvillim të Qëndrueshëm (KOSID) po qëndron për një vizitë zyrtare në Washington D.C. në vazhdën e aktiviteteve për të avokuar për zhvillim të qëndrueshëm në Kosovë.

Gjatë gjithë javës, përfaqësues të KOSID do të takohen me zyrtarë të Qeverisë Amerikane, Kongresit dhe Senatit, Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) si dhe do të marrin pjesë në takimet vjetore të shoqërisë civile me Bankën Botërore dhe Fondin Monetar Ndërkombëtar.

Gjatë kësaj vizite, delegacioni i KOSID do të avokojë për opsionet e qëndrueshme të zhvillimit në Kosovë.

Në fokus të agjendës do të jenë investimet në sektorin e energjisë, ku KOSID mban qëndrim se investimi në efiçiencë të energjisë dhe në burime të ripërtritshme do të hapte rrugë për zhvillim të qëndrueshëm dhe njëherit do të kontribuonte në rimëkëmbjen ekonomike të Kosovës në shkallë shumë më të lartë sesa projekti për ndërtimin e termocentralit “Kosova e Re”.

Në takimet më zyrtarë të Grupit të Bankës Botërore, gjegjësisht Bordit të Bankës Botërore dhe Bordit të Fondit Monetar Ndërkombëtar, KOSID së bashku me organizatat e shoqërisë civile nga gjithë bota do të avokojnë për qëndrueshmërinë e projekteve investuese të këtyre institucioneve globale.

Mes tjerash, përfaqësues të KOSID do të takohen edhe me organizatat të shoqërisë civile nga SHBA-të si dhe do të marrin pjesë në seminare për tregjet në zhvillim dhe ekonominë globale në George Washington University..

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)