14 Maj 2024

KOSID lanson fushatën sensibilizuese mbi efiçiencën e energjisë

Prishtinë, 5 maj  - Konsorciumi Kosovar i Shoqërisë Civile për Zhvillim të Qëndrueshëm (KOSID) mbajti konferencë për media për të lansuar fushatën sensibilizuese mbi efiçiencën e energjisë.

Qëllimi i kësaj fushate është vetëdijësimi i qytetarëve për kursimet dhe benefitet financiare që mund të kenë nga implementimi i programeve për eficiencë. Faturat mujore do të jenë më të vogla dhe kërkesa për energji nga linjiti do të zvogëlohet. Si rezultat, kualiteti i ajrit dhe shëndeti i popullatës nuk do të dëmtohen.

Gjatë konferencës u prezantuan zgjidhjet e problemeve energjitike përmes politikave të cilat do të sigurojnë furnizim të qëndrueshëm me energji elektrike, të përballueshëm, të sigurt dhe miqësor ndaj ambientit.

 Këto mund të arrihen përmes prodhimit bazë të energjisë nga thëngjilli, duke zvogëluar humbjet, eksploruar burimet e ripërtërishme të energjisë dhe aplikuar një politikë rigoroze të efiçiencës.

 Në mënyrë që kjo të arrihet me koston më të vogël për qytetarin e Kosovës, pa i shkelur obligimet ligjore dhe standardet ligjore e evropiane dhe pa pasur nevojë të ndërtojmë kapacitete të reja të prodhimit nga qymyri, KOSID-i propozon një renditje të prioriteteve të sektorit si në vijim:  

1.     Reduktimi i humbjeve teknike dhe komerciale të energjisë elektrike në një kuotë të pranueshme.

2.     Krijimi i një programi nacional për efiçiencë të energjisë në sektorin publik dhe privat me fondet e garantuara nga donatorë të ndryshëm dhe Qeveria e Kosovës.

3.     Eksplorimi i të gjitha burimeve të ripërtërishme të energjisë  që mundëson decentralizim të gjenerimit të energjisë dhe diversifikim të burimeve energjetike.

4.     Avancimi i mëtejmë i tregut të energjisë në Kosovë, duke filluar nga ndërtimi i infrastrukturës ndërkombëtare, e deri te masat stimuluese për tregun e liberalizuar pas vitit 2015. 

Studimet e KOSID-it kanë dëshmuar këtë në teori duke bërë llogaritje në bazë të shifrave zyrtare të organeve të shtetit dhe në praktikë duke krahasuar shembuj të ngjashëm nëpër situata të ngjashme nëpër botë.

Për të qenë të qartë, e ritheksojmë edhe një herë se ne nuk besojmë që Kosova ka nevojë për një termocentral të ri. Për këtë arsye edhe jemi kundër politikave të tanishme dhe projektit “Kosova e Re”’.

Besojmë që Kosova pikësëpari ka nevojë për shfrytëzim më racional të energjisë që do t’u garantonte qytetarëve fatura më të lira dhe mjedis e shëndet më të mirë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)