Komuna e Istogut miraton planin e veprimit për efiçiencë të energjisë

Istog, 26 dhjetor - Kryesuar nga kryesuesi i kuvendit Qaush Balaj, është mbajtur mbledhja e 24- të e rregullt e legjislacionit të gjashtë të Kuvendit Komunal.
Në mbledhje kanë marrë pjesë kryetari i komunës Haki Rugova, drejtor të drejtorive komunale si dhe anëtarët e asamblesë komunale.
Në mbledhjen e sotme kuvendi shqyrtoi dhe miratoj këto pika të rendit të ditës: shqyrtimi dhe miratimi i Draft – Rregullores për taksa ngarkesa dhe gjoba, shqyrtimi dhe miratimi i Planit të punës KKSB, shqyrtimi dhe miratimi i Propozim - Vendimit të Kryetarit të Komunës për zëvendësimin e anëtareve të KKSB-së, shqyrtimi dhe miratimi i Propozim Vendimeve të Kryetarit të Komunës për këmbimin e pronave të paluajtshme si dhe shqyrtimi dhe miratimi i Planit Komunal të Veprimit për Efiçiencë të Energjisë (PKVEE) 2019-202.
Elaborimin e projekt rregullores për taksa ngarkesa dhe gjoba e bërë drejtori i drejtorisë për Buxhet dhe Financa, Hysni Maxharraj.
Të gjitha këto pika të rendit të ditës u miratuan nga anëtaret e kuvendit.