15 Maj 2024

Komisioni për Zhvillim Ekonomik vizitoi ZRRE-në

Prishtinë, 2 gusht - Komisioni për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri, i kryesuar nga Muhamet Mustafa, kryetar, në kuadër të aktiviteteve të tij, vizitoi sot Zyrën e Rregullatorit të Energjisë (ZRRE).

Kryesuesi i Bordit,Enver Halimi, me bashkëpunëtorë, i informoi anëtarët e komisionit për zhvillimet dhe aktivitetet e ZRRE-së, si dhe sfidat e saj.

Ndër çështjet me rëndësi z.Halimi e potencoi procesin e hartimit dhe miratimit të akteve nënligjore si rrjedhojë e miratimit të ligjeve të reja të energjisë, si dhe miratimin e tarifave. Në  këtë rast theksoi se tarifat e energjisë janë zbritur 8%  për konsumatorët joshtëpiakë.

Çështje me rëndësi që u diskutuan në këtë takim ishin korniza ligjore, investimet në sektorin energjetik, ndërsubvencionet, humbjet komerciale,  skemat tarifore, tarifat për konsumatorët joshtëpiakë, tarifat për ngrohje, hapjen e tregut të energjisë, si dhe mundësitë për të ndërtuar një sistem tarifor të energjisë i cili është në funksion të zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik të vendit dhe konkurrues në ekonominë rajonale.

Anëtarët e komisionit parlamentar shprehën interesim për një varg çështjesh, për të cilat u informuan nga kryesuesi dhe anëtarë të  tjerë të Bordit të ZRRE-së.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)