02 Maj 2024

KMDLNj: Shtrenjtimi i rrymës përkeqëson gjendjen ekonomike

Prishtinë, 1 korrik -  Me vendimin e Zyrës së Rregullatorit të Energjisë Elektrike ( ZRRE ) të datës 30 qershor 2014 qytetarët e Kosovës do ta paguajnë rrymën 4.57% më shtrenjtë se deri më tani.

Ky shtrenjtim do t’i prekë të gjitha nivelet e tarifave dhe të gjithë konsumatorët e rregulluar. Bordi i ri i ZRRE konsideron se një ngritje e tillë paraqet një minimum i cili është i domosdoshëm për funksionimin normal të sistemit elektro – energjetik të dhe se niveli i çmimit të tarifave përcaktohet varësisht ngs konsumi për kategori të ndryshme të konsumatorëve dhe se përmes këtyre tarifave duhet të mblidhen të hyrat në shumën prej 239,965,097 eurosh , e cila do t’i mbulonte të gjitha kostot e gjenerimit, transakcionit, shpërndarjes dhe furnizimit të energjisë elektrike.

Pasi  ZRRE i është përgjigjur pozitivisht kësaj kërkese, shtrenjtimi i rrymës do ta rëndojë edhe më shumë buxhetin, edhe ashtu të rrezikuar të qytetarëve të Kosovës.

Në radhë të parë do të goditet amvisëria, pensionistët, kategoritë nën përkujdesje sociale si dhe do të dëmtohen shumë bizneset që janë shpenzues të mesëm apo të mëdhenj të energjisë elektrike.

Ndërkaq do të privilegjohen furnizuesit dhe shpenzuesit e energjisë elektrike si Ferronikeli etj. që paguajnë çmime më të volitshme se shpenzuesit tjerë.

ZRRE, në radhë të parë duhet t’i mbrojë interesat e qytetarëve, konsumatorëve të energjisë elektrike të cilët pamëshirshëm plaçkiten nga KEDS përmes fryrjes së faturave, tarifave dimërore dhe ngatërrimit të qëllimshëm të këtyre tarifave, mos leximit apo leximit joprofesional të njehsorëve dhe parregullsi të tjera të shumta e jo të kontribuojë në përkeqësimin e gjendjes edhe ashtu të rënduar të qytetarëve të Kosovës.

Në të gjitha vendet e rajonit çmimet e energjisë elektrike, ujit, ngrohjes  shërbejnë për stabilizim të gjendjes ekonomiko – sociale të qytetarëve ndërkaq në Kosovë shfrytëzohen për varfërimin e qytetarëve që pashmangshëm prodhojnë tensionim të situatës së sigurisë.

Në Kosovë, me një varfëri prej 65% dhe papunësi mbi 55% është e pamoralshme dhe e papranueshme të dëmtohet në masë aq të madhe interesi i qytetarit i cili nuk është në gjendje t’i paguaj faturat e rrymës, ujit dhe ngrohjes edhe me çmime aktuale e lere më pasi ato të shtrenjtohen.

Arsyetimi i ZRRE për shtrenjtimin e tarifave të energjisë elektrike është arsyetim ekskluzivisht politik dhe më shumë ngjanë me mbledhje të haraçit se që përcjellë një logjikë ekonomike që korrespondon me statusin social të pjesës dërrmuese të qytetarëve të Kosovës.

Konsumatorët nuk duhet të gjobiten përmes detyrimit që të paguajnë çmimin për : “ kosto të gjenerimit, transakcionit , shpërndarjes dhe furnizimit të energjisë elektrike “. Këto janë detyrime të KEDS-it që realizon përfitime si asnjë kompani e ngjashme në rajon.

KMDLNj druan se pas shtrenjtimit të rrymës pashmangshëm do të ketë shprehje të pakënaqësisë të qytetarëve e cila do të jetë plotësisht e arsyeshme.

KMDLNj do të përkrah çdo protestë të natyrës sociale e cila është e pandikuar nga politika dhe e cila është në mbrojtje të interesit të qytetarit.

Me shtrenjtimin aktual të rrymës po rrezikohet standardi i shtresave më të godituar nga varfëria të qytetarëve të Kosovës dhe popamundësohet forcimi ekonomik i Kosovës përmes krijimit të lehtësirave për biznesin dhe po sillen në buzë të mjerimit të skajshëm dhe të padurueshëm pjesa dërmuese e qytetarëve të Kosovës. Andaj, ZRRE me këtë vendim politik , duke kontribuar të mbushen arkat e KEDS-it po kontribuon në përshkallëzimin e situatës dhe thellimin e mjerimit social..
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)