26 Dhjetor 2024

Kina synon ndërtimin e mega hidrocentralit në Himalaje

Pekin, 26 maj - Kina synon të bejë një mega-investim në rajonin e Tibetit, për ta lidhur sa me shumë ketë rajon me pjesën tjetër të vendit.

Disa firma po studiojnë terrenin për ndërtimin e një hidrocentrali gjigand në Brahmaputra të rajonit autonom. Sipas gazetës “Guardian” ky do të jetë edhe hidrocentrali me i madh në botë.

Sipas Hydro China, projekti parashikon prodhimin e 38 gigawatt energji. Krahina ndodhet në një zonë malore të Himalajes dhe do t’ia kalonte diges me të madhe në botë që serish ndodhet në Kinë dhe quhet “Tre Grykat”.

Diga e re mund të prodhojë energji të mjaftueshme sa për gjithë furnizimin e Britanisë së Madhe. “Kjo digë do shërbente për të kursyer 200 mijë ton anidrid karbonik cdo vit”, shprehet një zyrtar, sipas te cilit, kjo do ishte një masë e mirë edhe për reduktimin e gazrave të demshem në atmosferë.

Studiuesi tibetian Tashi Tsering shprehet së diga në shpatet e Himalajes do jetë sfida e re e inxhinierisë kineze, por vështiresitë e projektit janë shumë të mëdha. Nga ana tjetër, tibetianet e cilesojnë ketë zonë të shenjtë, ndërsa India e Bangledeshi ku kalon lumi, mund të përdorin metoda për të devijuar shtratin.   
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)