Kina e Japonia nënshkruajnë 51 projekte për kursimin e energjisë

Pekin, 28 nëntor - Qeveria e Kinë dhe ajo e Japonisë nënshkruan në Pekin 51 projekte të kursimit të energjisë dhe mbrojtjes së mjedisit.
Këto 51 projekte përfshijnë vendosjen e një standardi për ndërtimin e sistemeve të kursimit të energjisë, rritjen e efikasitetit në termocentrale, vendosjen e standardit të ndriçimit me gjysmëpërçues, distilimin e ujit të detit, integrimin dhe përfshirjen e shoqërisë me çështjet e internetit dhe pajisjeve të lëvizshme me \"qytetin e zgjuar\"dhe heqjen sanksioneve për mbetjet e padëmshme.
Nënshkrimi i 51 projekteve u bë gjatë Forumit të 6-të të Kursimit të Energjisë dhe Mbrojtjes së Mjedisit midis Kinës dhe Japonisë.
Ky forum është sistem i rëndësishëm dialogu në fushën e kursimit të energjisë dhe të mbrojtjes së mjedisit midis dy vendeve.
Në gjashtë forumet e organizuara deri tani janë nënshkruar gjithsej 120 projekte bashkëpunimi për kursimin e energjisë dhe mbrojtjen e mjedisit.