15 Maj 2024

KESCO mirëpret konsumatorët për shlyerje të borxheve të vjetra

Prishtinë, 11 gusht - KESCO ka njoftuar se në Zyret e saj për Përkujdesje ndaj Konsumatorëve në të shtatë distriktet nëpër Kosovë mirëpret të  gjitha palët për shlyerje të  borxheve të  vjetra që  janë  subjekt i faljes në  bazë  të  ligjit përkatës.

Kjo është  një  procedurë  e funksionalizuar në  bazë  të  aktit për faljen e borxheve dhe memorandumit KESCO-KEK.

KESCO ka rol lehtësues dhe është  në  dispozicion të  të  gjithë  të  interesuarve që  t’i shlyejnë  këto borxhe, në  pajtueshmëri të  plotë  me ligjet në  fuqi.

Dihet se të  gjitha borxhet e energjisë  elektrike të  krijuara para 1 janarit 2009 janë  të  falura dhe në  bazë  të  procedurave, pra pas marrëveshjes për kryerjen e detyrimeve eventuale ato mund të  shlyhen përgjithmonë.

Ligji për Faljen e Borxheve i miratuar nga Kuvendi i Kosovës ka maturitet deri me 3 shtator 2016 dhe deri atëherë  secila palë  mund të  shkojë  në  Zyret për Përkujdesje ndaj Konsumatorëve të KESCO-s dhe pas zbatimit të  të  gjitha procedurave, përkatësisht parashtrimit të kërkesës të  përfitojë  nga ligji përkatës.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)