10 Maj 2024

KESCO angazhohet ta kompensojë mungesën e energjisë nga importi

Prishtinë, 3 shkurt - KEDS/KESCO njofton të gjithë konsumatorët se po ballafaqohet me një rënie të furnizimit nga prodhuesi vendor, gjë që e ka rënduar situatën energjetike në vend.

Momentalisht, nga prodhuesi vendor po furnizohemi vetëm nga dy blloqe, B2 dhe A4, të cilët së bashku arrijnë të prodhojnë rreth 360 MW në orë.

Tabela e publikuar në webfaqe të KOSTT-i, me sa vijon, tregon planifikimin dhe realizimin energjetik për sot.

Në kohën kur konsumi i energjisë elektrike variron nga 800 MW e deri në 1300 MW në orë gjatë pikut, furnizimi nga prodhuesi vendor nuk e përmbush as gjysmën e konsumit.

Për momentin KESCO është duke importuar rreth 400 MW në orë, si dhe është duke bërë të pamundurën të gjejë energji shtesë për orët e mbrëmjes kur ka rritje të ndjeshme të konsumit.

Në të njëjtën kohë, jemi njoftuar nga KEK se blloku A3 pritet qe rreth orës 17:00 të hyjë në funksion. Kjo sadopak do ta lehtësonte furnizimin me energji elektrike për konsumatorët në kohën kur konsumi arrin maksimumin.

Ne falënderojmë të gjithë konsumatorët për mirëkuptimin dhe bëjmë apel për kursim të energjisë aty ku mundet.

Ritheksojmë se jemi duke bërë të pamundurën për të gjetur energji shtesë për shkak të imponimit nga mungesa e papritur që kanë shkaktuar rëniet e blloqeve dhe që të sigurojmë tejkalimin sa më të lehtë të kësaj situate.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)