03 Maj 2024

KEK-u thyen rekord të prodhimit të energjisë

Prishtinë, 7 janar - Duke mbajtur nivelin e stabilizimit të arritur vitin e kaluar, përkundër sfidave te ndërlidhura me jetëgjatësinë e tyre, prodhimi i energjisë elektrike dhe performansa e njësive te Termocentraleve te KEK-ut është duke tejkaluar planin e aprovuar, Ne këtë rast, duhet përmendur se Korporata në vitin 2013, për te dytin vit me radhe,  ka thyer të gjitha rekordet e prodhimit të energjisë elektrike duke tejkaluar planin.

Përderisa ne  vitin 2012 në gjeneratorët e dy termocentraleve janë prodhuar 5.85 milionë megavat/orë energji elektrike, qe ishte prodhimi me i larte qe nga fillimi punës se tyre, ne vitin 2013 tashme janë prodhuar mbi 6 milion MWh energji elektrike. Për me tepër, gjate vitit 2013 numri i ndalesave si dhe koha e mbajtjes jashtë pune  te njësive te Kosovës A dhe B është përgjysmuar ne krahasim me vitet e kaluara.

Ne këtë vije KEK ne vazhdimësi është duke eliminuar te gjitha pengesat potenciale dhe është duke ndërmarr te gjitha veprimet për prodhim te qëndrueshëm sipas bilancit energjetik, qe te mundësoi bartësit te licencës te ofroi një furnizim stabil gjate periudhës ne vijim.

Duke pasur parasysh nevojën e sigurimit te furnizimit stabil, sot ne mëngjes me 07 janar 2014, me qellim te ndërmarrjes se disa intervenimeve te domosdoshme teknike është ndalur njësia B1 e Termocentralit Kosova B. Ne lidhje me ndalesën ne fjale, konform praktikave standarde te veprimit qe zbatohen ne raste te tilla, në mënyrë qe te mundësoi ndërmarrjen e hapave adekuat nga furnizuesi publik, KEK ka informuar KEDS-in para se te ndalet njësia ne fjale dhe atë qe mbrëmë me 06 janar 2014. Me këtë rast pritet qe punët e parapara gjate kësaj ndalese te kryhen me një dinamike te shtuar dhe njësia B1 te kthehet ne pune sonte gjate orëve te mbrëmjes.

 

Në këtë rast, KEK sh.a. falënderon për mirëkuptim të gjithë palët e ndërlidhura që mund të jenë të  afektuar.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)