28 Prill 2024

KEK-u rrymën, qytetarët pagesën

Prishtinë, 11 nëntor - Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) i ka bërë të gjitha përgatitjet që ky dimër të jetë më i mirë sa i përket furnizimit të qytetarëve të Kosovës me energji elektrike.

Zëdhënësi i Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), Viktor Buzhala, ka bërë me dije se kjo korporatë është përgatitur për stinën e dimrit dhe se do të ofrojë energji për të gjithë konsumatorët. “Tani janë të gatshëm 4 blloqe për prodhim të energjisë, plus një bllok do të jetë rezervë. Dy blloqe janë të Kosovës A dhe dy të tjerë të Kosovës B. Po ashtu një bllok do të jetë rezervë nga Kosova A në rast nevoje”, ka thënë ai. Sipas tij, këto blloqe do t’i prodhojnë rreth 800 megavat orë në fund të këtij muaji.

Buzhala ka deklaruar se kontratat për import të energjisë janë afatgjata dhe se importi do të bëhet në varësi të kërkesës nga ana e konsumatorëve të KEK-ut. Kurse sa i përket borxhit që KEK-u ka ndaj kompanive të rajonit, zëdhënësi Buzhala ka bërë me dije se ato kjo korporatë i kthen kur ka tepricë të energjisë dhe kjo bëhet sidomos gjatë kohës kur në Kosovë ka zvogëlim të konsumit të energjisë. “Nga të gjitha përgatitjet që i ka bërë KEK-u, qytetarëve të Kosovës u garantohet furnizim më i mirë sesa që ka qenë në vitet e kaluara”, ka theksuar ai.


“Termokos”-i paraqet problem

Zëdhënësi i Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), Viktor Buzhala, ka treguar se mofunksionimi i “Termokos”-it e rrit kërkesën për energji në 50 për qind në kryeqytet. “Shpresojmë se kjo ndërmarrje do ta fillojë ngrohjen e kryeqytetit. Nëse do të ndodhë kjo, atëherë KEK-u do ketë më shumë energji si dhe do të zvogëlohet ngarkesa në rrjet”, ka theksuar ai. Buzhala ka kërkuar nga qytetarët e Kosovës të ngrohen me lëndë djegëse e jo me energji elektrike, sepse kjo do të krijojë më shumë mundësi për furnizim me energji elektrike.(Epoka e Re)
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)