07 Maj 2024

KEK-u gëzon fëmijët e komunitetit ku operon

Prishtinë, 20 dhjetor - Në vijë me objektivin qe ka për thellimin e partneritetit me ambientin ku operon, si gjest simbolik, edhe këtë vit KEK sh.a. ka vazhduar traditën disa vjeçare të shpërndarjes së pakove me dhurata për fëmijët dhe nxënësit e komunave të Obiliqit dhe Fushë Kosovës. Kështu, sot, me 20 dhjetor 2013. KEK-u shpërndau rreth 200 pako me dhurata.

 

Punëtorët e korporatës kanë sjellë atmosferën festive të fundvitit fillimisht tek nxënësit e shkollës fillore “Laura Scotti”në Grabovc te Fushe Kosovës ku janë shpërndarë dhurata për te gjithë nxënësit e ciklit te ulte e pastaj kane vazhduar me shpërndarjen e dhuratave për fëmijët e çerdhes “Rrita jonë” ne Kastriot.  Me ketë rast, fëmijët kishin përgatitur një program me vjersha dhe këngë dhe janë ndarë shumë të ngazëllyer teksa pranonin dhuratat.
 

Të gjithë  pedagogët si dhe prindërit e fëmijëve, kanë mirëpritur këtë gjest, sikurse kanë pasur fjalë miradije për përpjekjet dhe veprimet që po zhvillon korporata posaçërisht në projektet që kanë synim kujdesin ndaj palëve të treta dhe mbrojtjen e mjedisit.

 
Duke reflektuar për arritjet gjatë këtij viti, duhet përmendur se Korporata në vitin 2013, për te dytin vit me radhe,  ka thyer të gjitha rekordet e prodhimit të energjisë elektrike duke tejkaluar planin. Përderisa ne  vitin 2012 në gjeneratorët e dy termocentraleve janë prodhuar 5.85 milionë megavat/orë energji elektrike, qe ishte prodhimi me i larte qe nga fillimi punës se tyre, pa përfunduar viti 2013 tashme janë prodhuar mbi 6 milion MWh energji elektrike .

Krahas rritjes së prodhimit, Korporata edhe këtë vit që po e lëmë i ka kushtuar kujdes të veçantë mjedisit dhe realizimit të projekteve për përmirësimin e kushteve mjedisore. Siç e dimë, tashmë janë lëshuar në punë elektro-filtrat e ri të gjitha njësive të Termocentralit Kosova A, të cilat ndikojnë që ndotja të jetë brenda standardeve të lejuara me ligj apo shume herë më e ulët se ka qenë dekada me radhë. Pos kësaj, pas gati 50 viteve është ndërprerë hedhja e hirit fluturues në deponinë e hapur, janë duke u ri-kultivuar kodrat e hirit si dhe janë duke u eliminuar substancat e rrezikshme nga Gasifikimi.

 
Të gjitha këto investime, efektet e së cilave tashmë filluan të shihen, si synim përfundimtar kanë përmirësimin e kushteve të jetës së banorëve përreth, duke reduktuar në minimum ndotjen e krijuar gjatë disa dekadave.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)