02 Maj 2024

KEK-u arrin prodhim rekord gjate vitit 2013

Prishtinë, 23 mars - Gjatë viti 2013 KEK ka arritur rekord historik të prodhimit të energjisë elektrike duke u krahasuar me periudhën që nga lëshimi i termocentraleve në punë.

Edhe pse kane kaluar mbi 50 vjet që nga lëshimi i njësisë se pare te termocentralit “Kosova A” në punë, ndërsa termocentrali “Kosova B” vitin e kaluar mbushi 30 vjet nga fillimi operimeve, kjo nuk i ka ndalur punëtorët e korporatës që të arrijnë këtë rekord prodhimi.

Në vitin 2013 në gjeneratorët e dy termocentraleve janë prodhuar 6.25 milionë megavatë/orë energji elektrike, apo rreth 600 mijë megavatë/orë më tepër se në vitin 1988 kur ishte arritur prodhimi më i madh para luftë, kur njesite e TC “Kosova B” ishin 4, përkatësisht 5 vjet të vjetra.

KEK ka njoftuar se kur krahasohet viti 2013 me vitin e mëhershëm ka rritje prej gati 7 % në prodhim të energjisë, ndërsa nëse krahasojmë prodhimin e 2013 me vitin 2002, ai është 100 për qind më i madh. “Gjatë vitit 2013 numri i ndalesave si dhe koha e mbajtjes jashtë pune  të njësive të Kosovës A dhe B është përgjysmuar në krahasim me vitet e kaluara”, thuhet në komunikatën e KEK-ut.

Vitin qe lame pas ka pasur rritje te prodhimit te qymyrit gjithashtu. Ne vitin 2013 jane prodhuar 8.4 milion ton qymyr apo 4.5 % me teper se ne vitin 2012.

Stabilizimi i furnizimit me qymyr, ka ndikuar qe termocentralet kanë rezerva të vazhdueshme për javë të tëra,ku asnjëherë rezervat nuk kanë rënë nën 500 mijë tonë.

 “Këto rezultate më bëjnë të ndihem krenar. Kjo është arritur falë investimeve të duhura dhe falë angazhimit të pashoq të punëtorëve në tërë hallkat e prodhimit, duke filluar nga prodhimi i qymyrit e deri tek termocentralet. Falënderimi u shkon atyre”, thotë Arben Gjukaj, Drejtor Menaxhues i KEK-ut.

Këto rezultate janë arritur edhe nga fakti se rekord prodhimi është shënuar edhe në termocentralin “Kosova B”, ku janë prodhuar në gjenerator 4.2 milionë megavatë/orë.

“Pavarësisht moshës se njësive ne i jemi përveshur punës dhe e kemi kryer misionin tonë. Asnjë punëtor nuk ka kursyer asgjë nga vetja e tij. Jemi mobilizuar deri në atomin e fundit që popullata të ketë energji në dispozicion”, thotë Luigj Imeri,  drejtor i TC “Kosova B”.
 
Prodhimi rekord i energjisë elektrike është arritur pavarësisht faktit se njesite e TC “Kosova A”, kanë qenë mbi 4 muaj jashtë pune për shkak të remonteve te planifikuara ne kaldaje dhe ndërrimit të elektro-filtrave.

Per me teper, tash këto njesi kanë emision te grimcave te pluhurit në ambient brenda standardeve të lejuara ligjore, per here te pare qe nga fillimi punës se tyre.

Krahas rekordit të prodhimit është rritur edhe efiçenca, pasi termocentralet kanë prodhuar më shumë energji elektrike me më pak qymyr, duke bërë që ndotja nga CO2 të jetë edhe më e vogël.

Prodhimi rekord i energjisë elektrike ka bërë që furnizimi me energji elektrike të jetë stabil. KEK ne vazhdimësi është duke ndërmarr te gjitha veprimet për prodhim te qëndrueshëm sipas bilancit energjetik, qe te mundësoi bartësit te licencës te ofroi një furnizim stabil.

Prodhimi i  përgjithshëm i energjisë elektrike që nga viti 1962 e deri sot ne gjeneratorët e termocentraleve. Shifrat janë në meg


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)