15 Maj 2024

KEK, thirrje konsumatorëve të përfitojnë faljen e borxheve

Prishtinë, 10 gusht - KEK ka theksuar se duke qenë se afati për faljen e borxheve ka hyrë në muajin e fundit, edhe njëherë u bëjmë thirrje të gjithë konsumatorëve që të shfrytëzojnë këtë mundësi, që të përfitojnë nga Ligji për Faljen e Borxheve Publike dhe ti nënshkruajnë kontratat para skadimit të afatit me 2 Shtator, 2016.

Që nga nënshkrimi i Memorandumit në mes KEK-ut dhe KEDS/KESCO konsumatorët kane  filluar të drejtohen në zyrat e KESCO-s,  dhe deri me tani janë nënshkruar mbi 21.000 kontrata.  (12 %) ndërsa, konsumatorëve të tjerë u mbeten pak më shumë se 20 ditë për të përfituar nga kjo mundësi. 

Meqenëse kjo varet nga vetë vullneti i konsumatorëve,  KEK-u inkurajon të gjithë konsumatorët të përfitojnë nga kjo mundësi që ua jep ligji për faljen e borxheve publike dhe sa më parë të drejtohen në zyrat e KEDS/KESCO për nënshkrimin e kontratave në të gjitha pikat anë e kënd Kosovës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)