13 Maj 2024

KEK prodhon me kapacitet të plot që qytetarët të kenë energji elektrike

Prishtinë, 7 janar - Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka bërë të ditur se falë angazhimit maksimal të punëtorëve  dhe punës ekipore të menaxhmentit të KEK-ut, përgaditjet e bëra gjatë gjithë vitit po japin rezultate pozitive edhe gjatë këtij dimri.
 
Drejtori i Zyrës për Marrëdhënie me Publikun në KEK, Skënder Bucolli ka thënë së KEK-u, tashmë ka dëshmuar se është faktor stabiliteti sa i përket sektorit energjetik, në bazë të procedurave të gjitha remontet e planifikuara kanë rezultuar të suksesshme, me këtë edhe besueshmëria  në të gjitha blloqet është rrit në nivelin e duhur.

Për më tepër sipas tij në vazhdën e përgatitjeve dimërore, përveç remonteve të blloqeve,  KEK-u bën edhe planifikimin e rregullte të mbrojtjes së objekteve  dhe pajisjeve kryesore në  TC-A, TC-B dhe Miniera nga te ftohtit dhe gjithashtu kujdeset që të ketë rezerva të mjaftueshme të lëndës djegëse (qymyr dhe mazut)

\"Prandaj, KEK-u gjatë nëntë mujorit të këtij viti ka arritur me sukses të realizojë  prodhimin konform planifikimeve dhe bilancit energjetik, ka bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme edhe për sezonin dimëror dhe nuk ka mëdyshje se prodhimi do të vazhdojë me të njëjtin ritëm\", thekson Bucolli.

Punëtorët dhe Menaxhmenti i KEK-u sipas tij do të bëjnë maksimumin që edhe tani e tutje të gjithë qytetarët e vendit të kenë energji elektrike të mjaftueshme.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)