06 Maj 2024

KEK përgatitet për sezonin dimëror

Prishtinë, 7 gusht - Korporata Energjetike e Kosovës ka bërë të ditur se ka arritur te përfundoi veprimet përgatitore për eliminimin e pasojave te aksidentit te  qershorit drejt stabilizimit te prodhimit para sezonit te dimrit.

Si edhe qe dihet, ne Termocentralin Kosova A, tashme është aktivizuar njësia A3, e cila është duke prodhuar pa ndonjë problem.

Ndërsa ne lidhje me dy njësitë tjera aktive te Termocentralit Kosova A ( A4 dhe A5) është finalizuar me sukses dhënia e kontratës për riparimin kapital te tyre, me një kompani te specializuar ne këtë fushe. Konform kësaj kontrate, brenda afatit prej 4 muajve te gjitha njësitë e Kosovës A do te janë te gatshme për prodhim optimal dhe te qëndrueshëm. Kjo paraqet zgjedhjen me te shpejt dhe me te lire te mundshme për dalje nga kriza e paralajmëruar energjetike.

Ne Termocentralin Kosova B, i cili është duke prodhuar sipas bilancit te aprovuar vjetor, deri ne shtator te këtij viti, te dy njësitë e saj do te jene te gatshme për prodhim me kapacitet te plote.

Si rrjedhim, falë përkushtimit maksimal të punëtorëve në tërë hallkat e veprimit, menaxhimit efikas  dhe investimeve të duhura, te gjitha njësitë gjeneruese te KEK-ut do te jene ne dispozicion për pune me kapacitet te plote para fillimit te dimrit.

“Pas tronditjes se pësuar me 6 qershorit, te përcjell me humbjen e dy të punëtorëve të devotshëm të korporatës, kemi arritur që të ndërmarrim te gjitha veprimet për kthim ne afat me te shpejt te mundshëm te prodhimit te qëndrueshëm sipas bilancit energjetik.”, deklaroi Arben Gjukaj, Drejtor Menaxhues i KEK-ut.

“Ne mbesim të përkushtuar në punën tonë dhe në ngritjen e nivelit të sigurisë për të gjithë punonjësit tanë Me këtë rast, shfrytëzoj rastin që të falënderoj nga zemra edhe njëherë të gjithë punonjësit e Korporatës për punën e tyre të palodhshme dhe të përkushtuar, por në veçanti dua të falënderoj me respektin më të madh të gjithë punonjësit e termocentralit Kosova A të cilët me punën dhe guximin e treguar bënë të mundur finalizimin e veprimeve për stabilizim e prodhimit nga ky termocentral.\"

\"Gjithashtu, falënderoj shumë të gjithë ata të cilët kanë qenë pranë nesh gjatë kësaj periudhe të vështirë, dhe na kanë përkrahur në çdo moment drejt objektivit tonë për rikthimin e gjendjes së prodhimit në termocentral. “shtoi ne fund z. Gjukaj.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)