07 Maj 2024

KEK: Nuk kemi përgjegjësi për reduktimet aktuale

Prishtinë, 9 nëntor - Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka bërë të ditur se është duke prodhuar sipas planit duke respektuar procedurat operuese dhe obligimet kontraktuale ndaj KEDS/KESCO me përpikëri.

Sipas Bilancit Energjetik për vitin 2016 në këtë kohë KEK ka paraparë të operojë gjthësejtë me 3 njësi gjeneruese,  2 njësi të TC Kosova A dhe 1 njësi të TC Kosova B.

\"Gjatë ditës së sotme për shkak të problemeve teknike jemi detyruar të ndalim njësinë A4 dhe si rezultat i asaj KEK ka arritur të sigurojë energji elektrike nga Korporata Energjetike e Shqipërisë (KESH) në sasi prej  300 MW/h, sasi e cila e tejkalon planifikimet e parapara sipas bilancit energjetik të aprovuar\", ka theksuar KEK.

Fillimisht KEK i ka ofruar në dispozicion KESCO-së energji elektrike të huazuar nga KESH Sh.a. deri në 300MW/h por  KESCO ka refuzuar të  pranojë më tepër se 120 MW/h.

\"Për më tepër, gjithashtu e informojm opinionin se njësia A3 është duke prodhuar sipas planifikimit të paraparë dhe nuk ka asnjë problem teknik siç është dezinformuar në deklaratat e dërguara nga Furnizuesi Publik, me këtë rast kërkojmë nga të gjitha palët që obligimet e veta ndaj konsumatorëve ti përmbushin në bazë të licencave  të marra.\"

\"Për të qenë transparentë ndaj të gjitha palëve, vlen të thekësohet se Furnizimi i konsumatorëve me energji elektrike është përgjegjësi ekskluzive e Furnizuesit Publik përkatësisht KESCO-së, përgjegjësi kjo e ngarkuar me ligjin për energji elektrike. Prandaj, për informimin e juaj KEK është përgjegjës vetëm për prodhim të energjisë elektrike dhe jo për reduktime apo furnizim të konsumatorëve\", thekson me tutje KEK.

Në këtë drejtim, KEK është i shqetësuar me këto komunikata të  Furnizuesit Publik të cilat tash e sa kohë përmes dezinformatave përgjegjësit e veta i bartin tek prodhuesi, me këtë rast i bëjmë thirrje edhe Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) që të ndërhyjë që rastet e njëjta mos të përsëriten dhe palët të përmbahen në deklaratat e tyre konform licencave të lëshuara nga ZRRE.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)