27 Prill 2024

KEK nuk ka mundësi financiarë për t’u shpërndarë bonuse punëtorëve të saj

Prishtinë, 28 dhjetor - Bordi dhe Menaxhmenti i Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) kanë thënë se nuk kanë mundësi financiarë për t’u shpërndarë bonuse punëtorëve të saj. Por sipas tyre nuk përjashtohet mundësia që në të ardhmen që gjenden forma për shpërndarjen e bonuseve.

“Nga viti 2009, në vazhdimësi kemi pasur rritje të pagave të punëtorëve për çdo vit, duke përfshirë edhe rritjen e vitit të kaluar prej 120 eurosh linearisht për të gjithë punonjësit e korporatës. Të gjitha këto rritje kanë favorizuar punëtorët me paga më të ulëta , duke zvogëluar gjithmonë dallimet mes pagave, që ishte një nga kërkesat kryesore të përfaqësuesve të sindikatës.\"

\"Për më tepër, për herë të parë nga paslufta, ky menaxhement në vitin 2013, ka bërë sigurimin shëndetësor për të gjithë punëtorët e KEK-ut, me anën e të cilit mbulohen të gjitha shpenzimet shëndetësore të punëtorëve në të gjitha klinikat publike dhe private, brenda dhe jashtë vendit. Këtë shërbim që ka një kosto të konsiderueshme për korporatën, nuk e kanë shumica e punëtorëve publik dhe privat në Kosovë”, thekson sqarimi i KEK-ut.

Kërkesa e Sindikatës së Punëtorëve të KEK-ut kërkesa e parë për qymyr ka hasur në mirëkuptim për realizim nga Bordi dhe menaxhmenti. |Ndërsa për kërkesën e dytë (bonus 200 euro) duke marr parasysh kufizimet afariste me ZRRE, procesin e shthurjes se korporatës dhe situatën e krijuar rreth bllokimit të fushës nga do të nxirret qymyri nga qershori 2017, nuk ka pasur asnjë premtim ne takimet e mbajtura dje dhe sot përpos gatishmërisë për diskutim dhe shtjerrjën e të gjitha mundësive në të mirë të stabilizimit makro financiar të korporatës”.

Ne këtë rast Bordi dhe menaxhmenti vetëm kanë kërkuar mirëkuptim deri në gjysmën e muajit janar do të shqyrtohet gjendja karshi këtyre kufizimeve, e cila do të diskutohet në mënyrë më të sinqertë më punëtorët dhe të gjithë përfaqësuesit e tyre të cilëve ju bëjmë thirrje për maturi dhe reflektim rreth situatës nëpër të cilën po kalon korporata.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)