05 Maj 2024

KEK ndihmon Ujësjellësin në zgjidhjen e problemit të ujit

Prishtinë, 11 mars - Duke përmbushur objektivin qe ka rreth përgjegjësisë shoqërore, me kërkesë të Kompanisë “Ujësjellësi Rajonal Prishtina” Sh.a ndaj Arben Gjukaj, nga data 3 mars 2014, KEK sh.a. ka vënë në dispozicion mekanizmin e rëndë si dhe një grup punëtorësh te specializuar së bashku me mjetet e tyre të punës në heqjen e gypave të çelikut në trasenë e Graçanicës, gyp që mbush liqenin e Badocit nga Liqeni u Ujmanit për mes kanalit Ibër-Lepenc në gjatësi prej 500 metrash.

Gjelosh Vataj, Drejtor i Kompanisë “Ujësjellësi Rajonal” sh.a. tha se reagimi i KEK-ut ndaj kësaj kërkese ka qenë i menjëhershëm duke dalë në ndihmë me pajisje si ekskavator dhe kamion, si dhe me disa punëtorë saldues, të cilët së bashku me punëtorët e Kompanisë sonë janë duke i hequr gypat e prishur dhe të njëjtit janë duke i zëvendësuar me gypa të rinj.

“Ka me tepër se një javë që ka filluar kjo punë, por nevojitet edhe ca kohë që të përfundohet ky projekt shumë i rëndësishëm për qytetarët tanë, pra për furnizim me ujë të pijshëm nga Liqeni i Badocit.\"

\"Po ashtu, në kohën kur do të bëhet testimi i gypave do të kërkohen ekipet shtesë salduese nga KEK-u dhe Ibër-Lepenci si mbështetje për intervenime eventuale  qe mund te nevojiten gjatë lëshimit ne qarkullimit të ujit nëpër gypa”-tha z.Vataj.

Ai shprehu konsideratë të madhe për KEK-un, menaxhementin të cilët tregojnë jo vetëm vullnetin e mirë, por edhe gatishmërinë konkrete për të ndihmuar,  gjithmonë sa here që kërkohet. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)